SHËNDETËSIA

Ai dini dobitë e Mjaltës?

Mjalta konsiderohet si një prej ushqimeve më të dobishme për shumicën e njerëzve dhe për këtë arsye edhe quhet lëng i artë që krijon mrekulli.

Bletët fluturojnë nga lulja në lule, mbledhin nektarin nga bimët e ndryshme dhe e vendosin në zgjojen e tyre duke e krijuar mjaltin e cila na dhuron shumë dobi shëndetësore, për këtë arsye për to thuhet nëse ndihmoni bletët, ju ndihmoni shëndetin tuaj.

Vlerat ushqyese të mjaltit

Mjalti përmban një grup të larmishëm të lëndëve ushqyese, përfshirë vitaminat B, kalciumin, kaliumin, magnezin dhe vitaminën C. Ai gjithashtu përmban proteina dhe aminoacide, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave. 

– Mjalti shëron plagët

Mjalti ka qenë një ilaç i mrekullueshëm natyror për dekada. Biokimisti Peter Molan nga Universiteti i Waikato në Zelandën e Re hulumtoi se Rreth 60 lloje të baktereve të rrezikshëm, mund të mposhten me mjaltë.

– Mund të mbrojë kundër ekspozimit të toksinës

Përmban përbërës që përfitojnë shëndetin e mëlçisë në mënyra të ndryshme. Sipas disa studimeve mjalti duket se mbron mëlçinë nga substancat toksike.

– Mjalti si përmirësues i humorit

Mjalta njihet si një burim i shpejtë energjisë dhe është e dobishme për trupin dhe mendjen. Vetëm një filxhan qumësht i ngrohtë me mjaltë rrit nivelin e serotoninës dhe kështu mirëqenien tuaj të përgjithshme.

–  Mjalti për kollë

Mjalti jo vetëm që shijon mirë, por është një vrasës i vërtetë i virusit, forcon sistemin imunitar, është shumë efektiv kundër dhimbjeve të fytit dhe kollës.

Për ju që kujdeseni për shëndetin e juaj dhe të dashurve tuaj, ju rekomandojmë mjaltin Coop i cili përfitohet nga nektari i luleve të ndryshme dhe nuk i nënshtrohet asnjë trajtimi që mund të ndryshoj qëndrueshmërinë e saj natyrore. Këtë lloj mjalti mund ta gjeni vetëm në Super Viva.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483