Rajoni

Ahmeti: Zero tolerancë dhe luftë të pakompromistë ndaj bandave të drogës si kancer i shoqërisë

Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah aksionet policore anti-drogë në Gostivar dhe Tetovë dhe inkurajon institucionet e rendit që ta intensifikojnë edhe më tepër kontrollin e rreptë, në veçanti në afërsi të shkollave, objekteve kulturore, fetare, etj.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate thërret për zero tolerancë dhe luftë të pakompromistë ndaj bandave të drogës si kancer i shoqërisë.

“Njëkohësisht, BDI shpreh shqetësim të thellë për lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që iu mundësohet bandave të drogës nga parti politike, siç është rasti i të arrestuarit të djeshëm në Tetovë me mbi 20 kilogram drogë. Lidhja e politikës me botën e krimit është e papranueshme për ne dhe për qytetarët andaj edhe organet e rendit duhet që të marrin masa të menjëhershme për ta parandaluar dyzimin e krimit dhe partive politike”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.