Kosova

Ahmeti zbulon se çfarë bisedoi me Mustafën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është i ftuar në emisionin Pressing në T7. 

Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. 

Ahmeti zbuloi se ftesa për takim i erdhi të shtunën kur nuk dihej publikisht se do krijohej një koalicion PSD-AAK. 

“Mustafa po e ndjenë një përgjegjësi më të madhe si subjekti më i madh opozitar”, tregoi Ahmeti.

 “Takimi shkoi shumë pozitivisht. U dakorduam ta hapin mundësinë për bashkëpunim, nëse jo para zgjedhjeve, atëherë definitivisht pas zgjedhjeve”

“Diskutuam për temat si ajo e Countur Global, mbrojtjen e puëntorëve etj…”

Tutje Ahmeti tha se janë të hapur për koalicione me subjekte tjera, dhe se një koalicion ku fituesi do dihej apra zgjedhjeve do ishte më i mirë për vendin./Gazeta Express/

Shfaq më shumë
//soaheeme.net/4/3473483