SPORT

Ahmeti zbulon me fakte skandalin e FFK-së: Vetëm 2000 bileta u shitën online ndaj Anglisë

Problemi me shitjen e biletave Online, sidomos në dy ndeshjet e fundit në Prishtinë kanë shkaktuar shumë zemërim me tifozët e Kosovës.

Shumë dashamir të futbollit të Kosovës kanë mbetur pa bileta dhe tashmë mësohet edhe cila ka qenë arsyeja.

Zv. sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, në një emision në Dukagjini ka zbuluar se në ndeshjen me Anglinë vetëm 2939 bileta janë shitur online, ose vetëm 15% e biletave.

7783 bileta janë marrë me porosi nga FFK derisa 1883 janë dhënë falë.

Ky fakt e dementaon presidentin e FFK-së Agim Ademin, i cili gjithmonë ka deklaruar se të gjitha biletat janë shitur online, në përjashtim të një numri të vogël.

“Në lojën me Anglinë 2939 bileta janë shitur online apo 15 për qind, 7733 janë porositur nga FFK, kurse 19 bileta kanë qenë të pashitura. Në ndeshjen me Malin e Zi, 4635 bileta janë shitur, 5046 nga FFK”, tha Ahmeti për Duelin Sportiv.