Kosova

Ahmeti: Sot vendoset nëse PSD dhe AAK do të shkojnë në koalicion

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka bërë sot ftesë Kryetarit të PSD-së Shpend Ahmetit, shkruan Kosova.info.

Pas takimit që u zhvillua ai i cili tregoi se çka u bisedua në takim është Shpend Ahmeti, njofton Kosova.info.

 “Takimi me Mustafën ka qenë një takim i frytshëm, por ende nuk kemi vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor”, ka thënë Ahmeti.

Ai ndër të tjerash tha se janë diskutuar tema që janë të rëndësishme edhe për PSD-në dhe për LDK-në sa i përkët programeve zgjedhore.

Ahmeti gjithashtu theksoi se Këshilli Drejtues i PSD-së do të vendos sot nëse do të ketë koalicion me AAK-në.

“Vazhduam me diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD edhe për LDK sa i përket programeve zgjedhore, qeverisëse dhe mund ë them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor mes PSD dhe LDK. Sot Këshilli Drejtues i PSD-së do të vendosë nëse do të ketë koalicion me AAK-në”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.