Kosova

Ahmeti reagon për xhamin e thyer të autobusit

Për festën e ‘Halloween’ janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

https://m.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160444788377166