Kombëtare

Ahmeti: Prej janarit parkingu publik do të jetë i kufizuar, parkingu në qendër do të jetë më i shtrenjtë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se prej janarit të vitit 2020, parkingu publik do të jetë i kufizuar për 2 orë për banorët që s’i përkasin lagjeve të caktuara.

Gjithashtu, përmes një njoftimin në facebook, thotë se parkimi në qendër të kryeqytetit do të jetë më i shtrenjtë.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej prej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina. Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë”, shkruan Ahmeti.

“Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë. Do të fillojmë ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit. Do të investojmë edhe më tutje në Transport Publik. POR, në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht Congestion Charge në pjesët e ngarkuara të qytetit. Jemi duke shqyrtu që kjo të bëhet përmes kamerave smart që lexojnë tabelat. Kjo Taksë e “tollovisë” bashkë me investimet tjera mund ta lehtësojë komunikacionin dhe zvogëlojë ndotjen në kryeqytet”, ka përfunduar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.