Kosova

Ahmeti për Molliqajn e Krasniqin: Daut, lidhi qentë!

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Valdrin Ahmeti, ka reaguar lidhur me incidentin të mbrëmshëm ndërmjet bashkëpartiakut të tij Haki Abazi dhe kandidatit për deputet nga PSD Dardan Molliqaj.

Ahmeti, deklaroi se ofendimet dhe gjuha e përdorur kanë qenë me plan që të ketë sulm fizik.

“Meqë nuk e arriti këtë në rolin e viktimës legeni i Dautit, qeni i çarrtur i tij e paska sulmuar Haki Abazin në stilin e pronarit të tij”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”, si reagim edhe ndaj anëtarit të PSD-së Nol Nushi, i cili ka ironizuar me Ahmetin dhe Abazin, pas debatit televiziv.

“Daut, lidhi qentë”, përfundon reagimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.