Kombëtare

Ahmeti: Në kryeqytet janë vetëm 5 raste aktive me koronavirus

Ka filluar mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës që në rend dite ka informatën e përgjithshme mbi menaxhimin e situatës me COVID-19.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se me kujdes të shtuar shumë shpejtë mund t’i kthehemi normalitetit në bazë edhe të asaj çka vjen nga qeveria por edhe nga të dhënat që kanë si komunë.

“Falënderoj të gjithë ata vullnetarë që na kanë ndihmuar në shpërndarjen e pakove. Të gjitha pakot e “Prishtina 1” janë shpërndarë. Gjatë javëve të fundit janë lajmëruar mbi 1000 familje që janë në kushte të vështira. Mund të presim dyfishim të rasteve sociale në komunën tonë”, shtoi Ahmeti, raporton KOHA.

“Vazhdojmë t’i kemi në 2000 pako rezervë ashtu që t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë në rast se duhet pa marrë parasysh se kriza me pandeminë do të kaloj. Kriza sociale do të vazhdoj, ne duhet të jemi gati, kemi paguar ndihmën financiare për kompaninë Pastrimi ndërsa nesër pritet edhe ajo për Trafikun Urban”, shtoi Ahmeti.

Sa i përket situatës shëndetësore, tha kryetari i kryeqytetit, “momentalisht jemi me vetëm 5 raste aktive”.

“Derisa gjatë javës Prishtina mund të përfundoj me 0 raste duke pasur parasysh që për 8 ditë nuk kemi regjistruar asnjë rast pozitivë me Covid-19. Nga shëndetësia pres që fokusi ynë të kthehet në ekonomi normalisht që nuk presim të realizohet gjithçka dhe pandemia mund të na penalizojë”, përfundoi Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.