Kombëtare

Ahmeti: Më shumë orë natën nuk i kemi pas, e as ndikim në sasi të borës nuk kemi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me çështjen e pastrimit të rrugëve nga bora.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se që nga mbrëmë dhjetëra kamionë e makineri të pastrimit janë angazhuar për pastrimin e borës, si dhe se janë kontaktuar edhe kompani të tjera për të ndihmuar, duke ditur, siç tha, që sot gati krejt qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit.

“Në ora 11 me përqindjen e qytetarëve që kishin dal në zgjedhje edhe na akuzuan se po pengojmë procesin thua se dikush ka porositur borën. Në ora 15 dalja është më e madhe se në 2019. Tani më edhe rrugët janë normalizuar”.

“Mund t’i lexoni lajmet edhe nga kryeqytete evropiane kur bie një sasi e tillë e borës.  Edhe pse pastrohet vazhdimisht, prapë e dimë se pa u ndal reshjet nuk mund të pastrohet krejt”.

“Kritikat edhe do t’i pranojmë edhe do t’i analizojmë. Më shumë kamionë nuk kemi e as më shumë njerëz nuk kemi. Më shumë orë natën nuk i kemi pas e as ndikim në sasi të borës nuk kemi”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti, duke thënë se gjendja nëpër qytete që qeverisen nga ata që e kritikuan është e njëjtë, në mos më keq.

I pari i Prishtinës ka postuar edhe disa fotografi nga puna që theksoi se u bë nga mbrëmë.

Dhjetëra kamionë e makineri e pastrimit janë angazhuar që nga fillimi i rreshjeve dje për pastrimin e borës. Janë thirr…

Posted by Shpend A. Ahmeti on E Diele, 14 Shkurt 2021