Kombëtare

Ahmeti kritikohet për nivelin e ulët të shpenzimeve në investime kapitale

Pesëdhjetë e tetë milionë euro për investime kapitale ka në dispozicion Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti.

Por, për gjashtë muaj, ky dikaster i kryeqytetit, sipas raportit financiar të komunës, ka shpenzuar vetëm katër milionë euro nga kjo kategori.

Nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale, kryetari Shpend Ahmeti, e arsyeton me dëmet që ka shkaktuar pandemia COVID-19, raporton KOHA.

Mirëpo, opozita vlerëson se pamundësia për të shpenzuar buxhetin sipas planifikimeve, është problem që e ka përcjellë komunën edhe viteve të kaluara dhe jo vetëm gjatë pandemisë.

Lëvizja Vetëvendosje e kritikon kryetarin Ahmeti për menaxhim të dobët të projekteve.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson shqetësuese ngecjen në investimet kapitale.

Raporti financiar për tremujorin e dytë, i cili është diskutuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, tregon edhe ulje të të hyrave për 50 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483