Kombëtare

Ahmeti i shqetësuar për numrin e qytetarëve në qytet: Mund të na kushtojë shtrenjtë më vonë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij me numrin e lartë të qytetarëve që kanë dalë në sheshet e Prishtinës.

Ai thotë se ky relaksim i panevojshëm mund të ketë kosto të lartë më vonë.

“Shumë njerëz në qyte. Relaksim i panevojshëm që mundet të na kushtojë shtrenjtë më vonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi për ta luftuar koronavirusin.

Në Kosovë deri më ta tani raportohet të jenë infektuar 125 persona, prej tyre 18 janë në Prishtinë.