Kosova

Ahmeti: Hoti shpëtoi, kjo është koha më e keqe për VV’në që ta marr qeverisjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tani është koha më e keqe që Lëvizja Vetëvendosje të qeverisë vendin. Sipas tij zgjedhjet e djeshme ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se prioritet i qeverisë së re nuk mund të jetë dialogu por ekonomia e vendit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDKnë. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftes. E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai tha se në këto kohë kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës, pritjet janë joreale.


“Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen. Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës. Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë. Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet. Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”, shtoi ai.