Kosova
Ahmeti – Haradinajt: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë

Udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës.
Ahmeti ka theksuar se Haradinaj është ‘mësuar’ me vështirësitë dhe do t’ja dalë edhe kësaj radhe.
Ai është i bindur se Haradinaj do të dëshmon pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Ja postimi i tij në rrjetin social, Facebook:
“Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?
U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të rradhës.
Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi”, shkruan Ahmeti.