SHËNDETËSIA

Ahmeti: 43 persona me koronaivurs po trajtohen në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Infektologu Salih Ahmeti, ka thënë se në Klinikën Infektive po trajtohen 43 persona me koronavirus.

Sipas tij dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ndërkaq të tjerët janë në gjendje stabile.

Ai përmes një lidhje telefonike në emisionin Desku në KTV ka thënë se një nga pacientët që është në gjendje të rëndë, është personi i cili është konfirmuar sot me koronavirus.

“Ne aktualisht kemi të spitalizuar 43 të infektuar dhe gjendja shëndetësore e tyre është prej atyre që janë në gjendje shumë stabile dhe për disa ditë presim t’i lirojmë në shtëpi. Një pjesë e mirë e tyre janë në gjendje shëndetësore të rëndë por stabile. Ndërsa dy prej tyre kemi në gjendje të rëndë, një rast i pranuar sot dhe një më herë, pacientët janë në moshë 70 dhe 73 vjeçare. Një prej tyre është me oksigjeno-terapi”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se në Klinikën Infektive ka 120 shtretër për pacientë me gjendje më të mirë, ndërsa 6 shtretër për frymëmarrje të ventiluar.

Duke folur për kushtet e mjekëve, ai ka thënë se janë të furnizuar me masa mbrojtëse.

“Ne sot kemi liruar katër raste të personave të shëruar, dje katër, ndërkaq brenda disa ditëve do të lirohen edhe të tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka pasur disa raste nën moshat 50 vjeçare të cilat janë të infektuar me COVID-19.

Sipas tij, sot është spitalizuar një fëmijë 5 muajsh dhe e njëjta është në gjendje stabile.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.