Kombëtare

Hoti: Vetëm me qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës shteti ka normalitet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën V, Prishtinë.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre të palodhshëm për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

“Shtëpia jonë politike ka pasur shumë sfida, por ne gjithmonë kemi dalur ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, sepse kemi larguar nga diskursi politik fjalën korrupsion, kemi larguar temën e shkëmbimit të territorit prandaj Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha midis tjerash kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se kur e morri qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e forcave të ushtrisë amerikane, ndërsa sot FSK-ja po merr pjesë në misione paqeruajtëse me gardën e Ajovës.

Hoti theksoi se, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka listën me njerëz që kanë integritet dhe profesionistë të fushave prandaj është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara. /Kosova.info/