Kombëtare

Hoti: Normaliteti i duhet vendit dhe kjo bëhet vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre dhe mobilizimin para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Dega I, ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së. Jam i bindur se vetëm me ekipin dhe qasjen e familjes sonë politike, kemi menaxhuar situatën në të cilën ka qenë Kosova.
Kemi arritur marrëveshjen e Uashingtonit, e cila pas asaj aventure të rrezikshme, i ka sjellë Kosovës të mira ekonomike dhe politike. Njohja nga Izraeli, e ka konsoliduar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, Qeveria Hoti, ndihmoi qytetarët dhe bizneset, i normalizoi marrëdhëniet me partnetet strategjik dhe  bashkësinë ndërkombëtare, menaxhoi më së miri pandeminë dhe stabilizoi situatën politike.

Normaliteti i duhet vendit dhe kjo bëhet vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme për qytetarët tanë! /Kosova.info/