Kombëtare

Hoti: Do ta përkrahim fuqishëm turizmin sepse është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë vendore

Kryeministri, Avdullah Hoti, takoi organizatat dhe bizneset që janë udhërrëfyese dhe bartëse të zhvillimit të turizmit malor. Takimi u zhvillua në “Portën Perëndimore”.

“Turizmi është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe do të përkrahim fuqishëm sepse është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë vendore. Do të hartojmë programe të veçanta që të zhvillohet edhe më shumë ky “Park Nacional”. Me Marrëveshjen e Uashingtonit, investitorët e huaj janë të gatshëm të investojnë dhe do të bëjmë investime të mëdha që do ta fuqizojnë turizmin malor”, tha kryeministri Hoti. /Kosova.info/