Kosova

Hoti: Do ta kthejmë reciprocitetin me Serbinë nëse dialogu përmbyllet pa rezultat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar planin për sigurinë, mbrojtjen, drejtësinë dhe politikën e jashtme që janë edhe pikat e fundit të programit katërvjeçar të qeverisjes.

Vettingu u përmend sërish nga kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, derisa mënyrën se si i njëjti do të ndodhë e shpjegoi zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, grupi punues ka marrë këshilla për katër mënyra se si mund të ndodhë procesi i verifikimit; Ndryshimi i status quos, ndryshimet kozmetike siç i quajti ai, opsionin e kombinuar në mes vettingut klasik dhe ndryshimeve ligjore, dhe e katërta vetëm vettingu klasik.

LDK sipas Selmanajt do të zgjedhë të tretën, dhe përveç ndryshimeve ligjore që do të masin edhe efikasitetin e gjyqtarëve e prokurorëve, vettingun e shohin si proces të përhershëm i cili do të bëhet çdo pesë vjet.