Kosova

Ah, Amerika…

Në kohën kur është rritur presioni amerikan për heqjen e pakushtëzuar të taksës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, është rikthyer debati nëse jemi me “Amerikën apo Evropën”.

Si rëndom, pjesë e diskursit janë edhe sanksionet që mund t’i vërë Washingtoni nëse Qeveria nuk i bindet kërkesës së administratës së presidentit Donald Trump. Presioni amerikan për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe ka futur përçarje edhe brenda koalicionit qeverisës, shkruan sot “Koha Ditore”.

LDK-ja është kundër planit të Kurtit për pezullimin gradual dhe të pjesshëm të taksës, duke kërkuar që taksa të hiqet sipas kërkesës së amerikanëve. Por mbështetje propozimit të Kurtit i ka dhënë Bashkimi Evropian, përfshirë Gjermaninë, e cila është më e angazhuara në përpjekjen që Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt një marrëveshjeje finale.

Indiferent nuk ka qëndruar as presidenti Thaçi, i cili së fundi realizoi një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Për dallim prej Kurtit, ai tashmë nuk ia njeh rolin BE-së për fazën përfundimtare të dialogut. Për më tepër, kryeqendrën evropiane pas kthimit nga ShBA-ja, Thaçi e ka pandehur për paaftësi dhe qasje ndëshkuese në raport me kosovarët.

Historiku i liderëve kosovarë është i mbushur me veprime, të cilat kanë rrezikuar partneritetin me ShBA-në.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483