Pa kategori

Agjenti i BIA-së serbe ia mësynë Kuvendit të Kosovës

Lista Serbe pasi u konsultua në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq e me zyrtarë të tjerë të lartë serb, dorëzoi gjatë së premtes listën përfundimtare të kandidatëve të saj për deputetë.

Listës së siguruar i prinë ish-deputeti Igor Simic, megjithatë ai që bie më shumë në sy është kandidati i dhjetë në listë.

Në këtë numër ndodhet Branislav Nikolic, që dyshohet që deri vonë ishte agjent i shërbimit sekret informativ serb, BIA.

Nikolic për një kohë ishte edhe këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, por i cili pasi dyshohej për përfshirje në BIA-në serbe, u shkarkua.

Para më shumë se një dekave, në televizionin public u publikua një xhirim, ku shihej Nikoliq tek tregonte se ai bashkë me një person tjetër kishin ardhur në Kosovë me mission nga Beografi, për t’u ofruar mijëra euro njerëzve që janë të gatshëm të dëshmojnë kundër UÇK-së.

Më pas ata ishin arrestuar, veprim asokohe i cilësuar nga politika si fitore e madhe. /Gazeta inFokus

Leave a Reply

Your email address will not be published.