SPORT

Agjenti: Hysaj mund të largohet nga Napoli gjatë verës

Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit Elseid Hysaj ka thënë se klienti i tij mund të largohet këtë verë nga klubi.

Reprezentuesi i kuqezinjve është përfolur gjatë për një largim nga klubi napolitan, por kishte qëndruar pas caktimit të Gennaro Gattusos si trajner.

Mario Giuffredi, që menaxhon edhe me Giovanni Di Lorenzon, ka thënë se është lodhur që po menaxhon dy lojtarë që po luftojnë për të njëjtën pozitë në San Paolo.

Kontrata e Hysajt skadon pas sezonit të ardhshëm, por situata duket e komplikuar për lojtarin.

“Kemi folur për këtë, Napoli e di situatën. Do të presim për përgjigjet dhe kur t’i kemi do të shohim çfarë na kanë thënë. Ka dëshirë për rinovim dhe më pas që të shitet gjatë verës, nuk mund të kem më dy lojtarë të mi të luftojnë për pozitën e njëjtë”, ka thënë Giuffredi për “Radio Kiss Kiss”.

26-vjeçari Hysaj ka 11 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe dy në Kupën e Italisë.