SPORT

Agjenti e konfirmon se Ronaldo s’do të rikthehet tek ish-klubi i tij

Agjenti Jorge Mendes tha se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Sporting CP.

Sporting Lisbona është kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke fituar Primeira Liga për herë të parë në 19 vjet dhe nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro tha se ajo do të ‘përpiqet të bindë’ super yllin që të kthehet.

Por agjenti Mendes ka mohuar një kthim të mundshëm, edhe pse Ronaldo po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Juventusin, përcjell Gazeta Express.

“Cristiano është krenar për titullin e fituar nga Sporting, siç ka thënë edhe publikisht,” tha Mendes për Record.

“Por për momentin planet e tij të karrierës nuk kalojnë nëpër Portugali.”

Ronaldo filloi karrierën e tij me Sporting dhe u transferua në Manchester United në 2003, para se të bashkohej me Real Madrid gjashtë vjet më vonë. /Gazeta Express/