Kuriozitet

Agjencia hapësinore goditi një asteroid me top, ja çfarë mësoi

Agjencia japoneze e eksplorimit aero-hapësinor qëlloi me top një asteroid të quajtur Ryugu për të mësuar mbi përbërjen e tij.

Rreth një vit më vonë, shkencëtarët kanë patur mundësinë të analizojnë të dhënat e kapura nga kamerat hapësinore.

Qëllimi ishte që të qëllohej asteroidi për të krijuar një krater artificial në të.

Nga të dhënat e marra u zbulua se Ryugu përbëhet nga material të ngjashme me Tokën.

Ai është tejet i thatë dhe poroz në përbërje.

Këto të dhëna janë  tejet të rëndësishme për shkencën, pasi tregojnë se metoda alternative e zgjedhur për marrjen e tyre funksionon.