Agim Veliu e ‘masakron’ gjuhën shqipe – Dhjetëra gabime në letrën ku ankohen për shkarkimin nga kryetari i degës në Podujevë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, asesi nuk po pajtohet me shkarkimin e para disa javësh nga kryetari i degës së kësaj partie në Podujevë.

Veliu ka vendosur që paknaqësinë e tij ta paraqes në organet qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një letre, në të cilën me plot kuptimin e fjalës, e masakron gjuhën shqipe.

Dhjetëra gabime të rënda drejtshkrimore, janë bërë në letrën e Veliut, në të cilën thotë se vendimi për shkarkimin e tij nga udhëheja e degës së LDK-së në Podujevë, është goditje për të personalisht dhe për qytetarët e Podujevës.

Nga fjala “fyerje” e shkruar nga Veliu si “fyrje” e deri tek gabimet në vendosje të shenjave të pikësimeve, janë elemnetet kryesore që e kanë karakterizuar letrën e deputetit të LDK-së.

Kjo është letra e plotë e shkruar nga deputeti Veliu:

Go to TOP