Kosova

Agim Bahtiri tregon postin e ri të cilin po e negociojnë LDK dhe VV

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zbuluar detaje rreth bisedimeve për koalicion në mes të LVV-së dhe LDK-së.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje një herësh edhe kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për bashkëqeverisje kanë mbetur te posti i kryeparlamentarit.

Në një intervistë , Bahtiri ka thënë se LDK-ja po këmbëngulë që t’i kthehet ky post.

Sipas Bahtirit, Lëvizja Vetëvendosje, në këmbim të këtij posti i ka ofruar LDK-së, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai e ka ftuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, që të reflektojë në këtë drejtim, duke shtuar se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit është mbyllur tashmë. Bahtiri ka paralajmëruar se nuk do ta presin shumë LDK-në.

Bahtiri ka thënë se shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes do t’i japë drejtim kësaj çështjeje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.