Kosova

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se presidenti i Ksoovës, Hashim Thaçi, i ka treguar atij planin për shkëmbimin e territoreve në vitin 2015, në kohën kur po rivarroseshin eshtrat e Isa Boletinit. 

Bahtiri thotë se ishte ai që nguli këmbë për varrosjen e eshtrave në qytetin ku jetoi Isa Boletini, ndërsa kishte pasur plane që ai të varrosej në Vlorë. 

“Situata tani është jo e mirë. Planet e presidentit kanë qenë shumë më herët të ditura”, thotë Bahtiri për sfidat me të cilat po përballet Kosova për momentin. 

“Unë e kam kuptuar në vitin 2015 se çfarë ka në kokë presidenti, kur ka qenë rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit. Kishim në plan me zyrtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të bëhej në vendlindje. Trupi të kaloi nga Vlora, në Tiranë, Prizren, Isniq, Skenderaj dhe Mitrovicë. Thaçi atë kohë më tregoi planin, të cilin unë i thashë si Agim Bahtiri nuk ka shanca ta pranoj. Rivarrimi i eshtrave do bëhej në tokën që planifikohej të i jepej Serbisë”, shton ai. 

“Kosova do të fitonte një Mitrovicë të bashkuar, ndërsa do jepte Zubon Potokun, Zvecanin dhe Leposavicin për tokat në Luginë. Unë e pashë hartën dhe i di të gjitha tokat që do jepen centimetër për centimetër”, shton ai./Express/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.