Kombëtare

Agim Bahtiri reagon pasi u përzu nga një lagje në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë me një reagim pasi këtij të fundit iu ndërpre tubimi në lagjen ‘Bair’.

Bahtiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se tollovinë në tubim e shkaktuan përkrahësit e PDK’së, duke iu referuar atyre si “bandita”.

“Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty”, ka shkruar Bahtiri.

Reagimi i tij vjen pas raportimit të medies lokale ‘Jepi Zë’ në Mitrovicë se Bahtiri është përzënë nga lagja ‘Bair’ gjatë kohës sa kandidati për kryetar i VV’së po mbante tubim.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty.

Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet.

Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!

Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit!

AB