Kosova

Agim Bahtiri e ripërsërit pohimin e pazakontë: VV do t’i fitojë mbi 65% të votave në Mitrovicë

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe anëtar i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ka ripërsëritur qëndrimin se partia e tij do t’i marrë mbi 65% të votave në komunën ku qeveris ai.

Bahtiri këto komente i bëri përgjatë takimit të mbajtur në strukturat e LVV’së në Mitrovicë, teksa i bëri publike në ‘Facebook’.

“Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%”, deklaroi ai.

Ai një pohim të këtillë e kishte thënë edhe më herët, përgjatë një mbledhje që pati gati dy javë më parë me aktivistët e LVV’së në Komunën e Mitrovicës.

“Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë”, deklaroi ai.

Partia e tij ende nuk ia ka bërë të ditur Bahtirit nëse do ta rikandidojë për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e këtij viti. /Gazeta Express/