SPORT

Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së

Me 58 vota pro, e asnjë kundër, Agim Ademi, është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit së Kosovës.

Ademi u zgjodh nga delegatët e FFK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm, për të vazhduar mandatin deri në vitin 2020.

Vendi i kreut të FFK-së mbeti vakant pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri.

Ademi ka premtuar se do të japë maksimumin për ta çuar përpara futbollin kosovar.

“Sigurisht se nuk e kam të lehtë ta zëvendësoj Fadil Vokrrin, por me përkrahjen tuaj do ia dalim. Unë jam njëri nga ju, jemë shumë njerëz që e duam futbollin. Pjesa ime më e fortë do të jetë puna jonë e përbashkët, dhe shpresojmë se do ia dalim t’i përfundojmë projektet që po vazhdojnë e ato që do të vijnë. Do të jem para jush në çdo kohë kur ju keni nevojë.”, ka thënë ai.

Me një minutë heshtje për Vokrrin nis Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i FFK-së

Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Fadil Vokrrit.

E vetmja pikë e ditës është zgjedhja e kryetarit të Federatës.

Ky kuvend është thirrur pas vdekjes së ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq javë më parë.

Vlen të theksohet se kandidati i vetëm për kryetar të Federatës të Futbollit të Kosovës është Agim Ademi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.