SPORT

Agim Ademi: Kosova pritet të luajë një miqësore në janar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka zbuluar për RTV Dukagjini se janë afër të aranzhojnë një ndeshje miqësore të Përfaqësueses së Kosovës me Amerikën.

Kosova e ka në agjendë një takim miqësore me Suedinë më 12 janar, i cili do të zhvillohet në shtetin e Katarit.

Megjithatë, drejtuesit e FFK-së nuk duan të ndalen me kaq dhe janë duke punuar shumë edhe për një miqësore tjetër gjatë janarit.

Image result for miqesorja e kosoves 2019

Agim Ademi ka zbuluar se janë në bisedime me kombëtaren e Amerikën dhe shumë lehtë mund të zhvillojnë një miqësore me ta gjatë janarit.

“Është e mundshme që të luhet edhe ndeshja e dytë sepse jemi duke hulumtuar atë ndeshje ose duke pritur pikërisht a mund të vijnë apo jo. Ndeshja është me Amerikën nëse mund të vijnë në kohën sa jemi në Amerikë”, ka thënë fillimisht Ademi.

“Sigurisht, do të zhvilloheshin një ndeshje e Suedisë me Amerikën dhe një e jona me Amerikën”.

“Ka gjasa që në Katar të zhvillohet ndeshja sepse është një turne që e bënë Amerika nëpër pjesë të botës, jo vetëm në Evropë. Sidomos në Katar vjen”.

“Ne nuk e dimë a do të mund të vijë në kohës sa jemi ne të përqendruar atje. Nëse arrin në këtë kohë, një ndeshje mund të zhvillohet pasi bisedimet janë duke u bërë, por mund edhe të mos zhvillohet sepse mund të mos vijë në kohën e caktuar kur jemi ne”.

“Besoj që kjo ndeshje do ta ketë, nëse luhen dy. Po flasë për një që është e sigurt tani me Suedinë. Do ta ketë rëndësinë e vetë në drejtimin që ndonjë futbollistë mund të dalë në pah nga kjo ndeshje, siç ka ndodhur në shumë ndeshje dhe t’i bashkohet ekipit tonë të kombëtar”, përfundoi i pari i FFK-së.

Kosovë – Amerikë

⚽️?EKSKLUZIVE???KOSOVË – ??AMERIKË në janar 2020!?Agim Ademi jep lajmin për RTV Dukagjini

Gepostet von Sporti në RTV Dukagjini am Freitag, 27. Dezember 2019

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483