Show Biz

Afërdita Dreshaj sjell dhe pjesën tjetër të dasmës së saj

Afërdita Dreshaj është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas.

Duke postuar fotografi të saj në llogarinë e saj personale arritëm që të mbërthejm disa momente nga dasma e madhe e çiftit.

Modelja Dreshaj duket e shkëlqyer në fustanin e bardhë, teksa jo më me pak elegancë shkëlqente në altar edhe bashkëshorti i saj tashmë, Jakub Kindl.

“Jam kaq e lumtur për motrën time, ju dua Afërdita dhe Jakub”, ka qenë urimi i Xhesika Berberit për çiftin.Pa asnjë hezitim, Dreshaj i ka thënë “Po” Kindl-it, njëlloj siç ka bërë edhe në betimin e tyre në altar.

Pak ditë para martese, ata realizuan një set të mrekullueshëm fotografik, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe të mediave./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.