Kosova

Afati i Serbisë për përgjigje deri në fund të vitit

Autoritetet serbe presin që në muajin e ardhshëm të marrin  propozimin për marrëveshjen me Kosovë nga shtetet  e Kuintit në formë zyrtare, thekson e përditshmja Danas bazuar në burimet e saj diplomatike, raporton Kosova.info.

Bashkëbiseduesit e gazetës thonë se afati i Beogradit për tu përgjigjur  është fundi i vitit.

Të pyetur nëse në kohën e fundit në masë të madhe është forcuar presioni i Kuintit, të udhëhequr nga Uashingtoni ndaj Serbisë për të zgjidhur nyjën e Kosovës  burimet e gazetës  thonë se presion i caktuar  ekziston, por që perëndimi do të jap kohë të mjaftueshme Serbisë që në rast të pranimit të marrëveshjes të zbatojë marrëveshjen në vepër.

“Nëse Beogradi  pranon propozimet e perëndimit, afati në plotësimin e premtimeve do të jetë pranvera e 2019”.

Të njëjta burime konstatojnë se janë të tej theksuara pohimet e disa medieve  se mospranimi  i propozimit  të Kuintit do të thotë ndarje definitive të Beogradit me perëndimin.

“Serbia nuk do të ndahet me ShBA dhe perëndimin edhe nëse nuk pranojnë propozimet që aktualisht janë në tavolinë sepse edhe perëndimi, përfshirë  BE ka në interes  të vazhdojë të bashkëpunojë me Beogradin, veçanërisht kur është fjala për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin perëndimor, që posaçërisht  vjen në shprehje në momentin e forcimit të rrezikut  të krizës së re të emigracionit”, pohojnë burimet.

Një nga propozimet është që Kosova të ketë ulësen në OKB , se pari në statusin e vëzhguesit, në këmbim të caktimit të datës së saktë të anëtarësimit në BE, dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Sipas  fjalëve të burimeve të gazetës  në perëndim nuk flitet për obligimin që Beogradi edhe formalisht të  të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Në propozimin e Kuintit theksohet se  udhëzimi sipas së cilës anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare  nuk do të prejudikonte  njohjen  formale të pavarësisë së Kosovës  nga ana e Serbisë, që i konvenon Beogradit, por njëkohësisht  për perëndimin është i papranueshëm çdo ide për ndarje e Kosovës, për të cilën Beogradi zyrtar shpresonte  deri kohë më parë”, thonë disa diplomatë. /KI/