Bota

Aeroplani me pasagjerë shkaktoi aksident me fatalitet në një aeroport të Kongos

Derisa po nisej nga një aeroport në Goma të Republikës së Kongos, një aeroplan me 17 pasagjerë ka shkaktuar aksident me fatalitet.

Zyra e guvernatorit të North Kivu, Carly Nzanzu Kasivita ka bërë të ditur se aeroplani i përket kompanisë ajrore Busy Bee, derisa numri i të vdekurve nuk është bërë i ditur, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, as nga Busy Bee nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

Aksidentet ajrore janë relativisht të shpeshta në Kongo, për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë dhe mirëmbajtjes së dobët.

Të gjithë transportuesit tregtar të Kongos, përfshirë Bee Busy, janë të ndaluar të operojnë në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, në të njëjtin aeroport, një aeroplan ka shkaktuar aksident derisa po ngrihej, duke lënë të vdekur 18 persona. /

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.