Show Biz

Adrola Dushi shfaqet mahnitëse me bikini

Modelja e njohur, Adrola Dushi, është njëra nga figurat më të ëmbla në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe me djalin e vogël, Troin.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka pozuar me bikini të zeza teksa shihet e ulur në një luhatëse.

Paraqitjes mahnitëse, Adrola i ka bashkangjitur një grim shumë të lehtë, teksa në kokë mban një kapele të madhe.

Bukuria dhe linjat trupore bëjnë që ajo të jetë njëra nga modelet më të kërkuara për paraqitje në klipe muzikore, sfilata mode dhe produkte të makijazhit.

View this post on Instagram

#advertising #ad #mac

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Ndryshe, së fundmi, modelja shqiptare është bërë fytyrë e brendit më të njohur të grimit “Mac Cosmetics”.