OPINION

ADRIAN KRASNIQI LEGJENDA E UÇK-SË

Shkruan: Erald SELCA
23 Vite me parë ra për të mos vdekur kurrë prijetari strategu i pavdekshmi ADRIAN KRASNIQI-kolos i orëve të para të UÇK-së në një aksion kundër postbllokut serb në Kliçinë të Pejës .

16 Tetori nuk ishte i rastesishem për ty Komandant Adrian për shpirtmadhin Qerim Kelmendin , Mujen , Rexhen SHP UÇK-së ishte ditëlindja e frymëzuesit tonë Enver Hoxha dhe ju e goditet armikun serb po atë ditë gjithëandej Kosoves me aksione rrufe .

Vranoci Lugu i Baranit , Dukagjini Kosova Shqipëria krenohet me vepren tende kolosale Adrian Krasniqi , ateherë kur mjegullnaja pacifiste dhe status quo flinin gjumë ju me njesitet elitare të UÇK -së kalonit kufinjët , godisnin postblloke policore ushtarake nga Reka Keqe në Llap.

Ishe tmerri i armikut , ishe modest dhe një vëlla që të deshi aq shumë me shumë se veten e tij Qerim Këlmendi çdo herë me fliste për ty dhe madheshtinë tende , tani as Qerimi më nuk është me ne sepse Serbia ende vret çlirimtar në Kosoven e Lirë.

Adrian Krasniqi je një nga Legjendat e UÇK -së je një meteor kombëtar .

Lavdi dëshmorëve të Shqipërisë , dhe vepres tende gjigante Adrian.