Kosova

Adonis Tahiri flet për taksitë ilegale, ‘pazarin’ në shesh, e mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë!

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, në një intervistë për Radio Prishtinën, në emisionin “Mëngjesi me Gencin”, ka folur në lidhje me punën e tij në komunë si dhe procedurat që duhen ndjekur për të kryer punën e tij më përpikëri.

Tahiri në këtë emision tha se prioritet i Komunës së Prishtinës për sivjet ka qenë që të vihet rregull dhe të kontrollohet transporti, e po ashtu edhe lirimi i hapësirave publike.

“Taksistët ilegal, në fund të kësaj jave janë gjobit, pastaj edhe i konfiskohet vetura. Janë disa ligje dhe rregullore në Kosovë, ne i zbatojmë rregulloret tona. Në këto aksione kemi shku në katër institucione. Prej taksive ilegale që i kemi ndalë deri tash, një pjesë e këtyre kanë kontrata punë, dalin para orari apo pas orari të punës, dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, tha Tahiri në Radio Prishtina.

Ndër të tjera Adonis Tahiri në emisionin “Mëngjesi me Gencin”, ka folur edhe për mbledhësit e mbeturinave të cilët jo rrallë herë shkaktojnë tollovi në komunikacion.

Sipas tij në disa pika ka nevojë për ndërhyrje më të shpeshtë në largim të mbeturinave për ketë shkak, mund të haste në kamionë mbledhës mbeturinash të hasni edhe në 12 të ditës e po ashtu edhe në 16:00 të pasdites.

“Janë disa pika të kontejnerëve në Prishtinë në të cilat mbeturinat mblidhen deri 3-4 herë në ditë, është arsyeja pse mbledhësit e mbeturinave ndodhë edhe të bllokojnë komunikacionin. Duhet të pastrohen këto pika më shpesh sepse kur ato kontejnerë mbushen mund edhe të shpërndahen dhe të pengojnë pastaj”, tha Tahiri.