Bota

Adoleshentëve që shesin drogë, planifikohet t’ju ofrohen trajnime të ndryshme dhe jo dënime

Britania e Madhe po planifikon një sistem të ri rehabilitimi, për adoleshentët e shumtë që janë shitës dhe shpërndarës të drogës.

Në mënyrë që të paraqiten vet dhe të dihet numri tyre, ata më nuk do të dënohen, por do kenë përparësi që iu ndihmojë të largohet nga aktivitetet me ti cilat merreshin dhe të jenë të aftë për të gjetur punë, transmeton Telegrafi.

Atyre do u ofrohen instruksione për vozitje dhe trajnime tjera, përfshirë edhe anëtarësim falas në palestër për ushtrime, me kusht që të mos merren më me shitje droge.

Punëtoria që është zhvilluar në Bristol, ka treguar se kjo do të ishte një metodë shumë më e mirë, se sa luftimi i numrit të pafund të adoleshentëve, që po iu bashkëngjiten trafikantëve, për një shumë të vogël të parave.

Kjo formë, do t’i aftësonte ata për punë apo t’i bindë që të kthehen në shkollë, më mirë, se sa të vuajnë në burgje, ku kanë mundësi të marrin përvoja të reja për shitje droge nga të dënuarit tjerë. /Telegrafi/

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort