Life Style - Funny

ADN-ja e qenve tregon se ata janë miqtë më të vjetër të njerëzve

Një studim i ADN-së së qenve ka treguar se “shoku ynë më i mirë” i botës së kafshëve, qeni, mund të jetë edhe nga shokët më të vjetër të njerëzimit.

Analizat zbulojnë se zbutja e qenve mund të gjurmohet 11,000 vjetëve para, në fundin e Epokës së Akullit. Kjo konfirmon se qentë janë zbutur para çdo specie tjetër.

Këta qenë kanë jetuar në hemisferën jugore gjatë asaj kohe dhe ishin të ndarë në pesë lloje. Gjurmë të tyre ende jetojnë edhe sot në Amerikë, Azi e Afrikë.

Studiuesi Pontus Skoglund i cili ishte në krye të studimit i tha BBC-së se qentë janë me të vërtetë unikë.

“Qentë janë me të vërtet unikë, nëse e mendoni, kur të gjitha njerëzit jetonin ende si gjahtarë, qentë, prejardhja e të cilëve vjen nga ujqit që shihen si të rrezikshëm, zbuten”, tha ai.

Një ekip ndërkombëtare analizoi gjenet e 27 qenve të lashtë dhe krahasuan ato me qentë e sotëm. Nga analizat u kuptua se shumë prej tyre kishin ngjashmëri.

“Qentë janë partnerët tanë kafshë më të vjetër dhe më të afërt. Përdorimi i ADN-së nga qentë e lashtë na tregon se sa larg shkon historia jonë e përbashkët dhe kjo do të na ndihmojë të kuptojmë se ku dhe kur filloi kjo marrëdhënie e thellë”, ka thënë studiuesi tjetër, Greger Larson.