Ademi: Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, në fjalën e tij gjatë zbulimit të shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, tha se ai nuk ishte vetëm i sportit, por edhe i dimensioneve të tjera të cilat i ka bërë në të mirë të shtetit.

I pari i FFK-së tha se Vokrri ishte mbreti i fushës së gjelbër.

“Këtu sot jemi për ta zbuluar këtë shtatore, me Fadilin tek gjithsecili prej nesh. Fadil Vokrri ishte mbreti i fushës se gjelbër siç e quajnë gjithë, por edhe ishte pronari i tavolinës së tij sepse ka qenë ai i cili ishte si një ombrellë për shokët e tij”, u shpreh Ademi.

Në fund, Ademi tha se arritja e Vokrrit që Kosovën ta anëtarësojë në UEFA e FIFA ishte e bërë me shumë mund.

Go to TOP