Kosova

Ademi i VV-së jep sqarim për foton e ripublikuar me kallash: Me kohë kam jep sqarime në organet e rendit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fidan Ademi, i cili është bërë sërish objekt diskutimi në media shkaku i një fotografie të tij të para dy vitesh, ka thënë se fotografia i është vjedhur “fshehurazi” nga telefoni i tij.

Fotografia, e cila shfaq Fidan Ademin me një kallashnikov në duar, është publikuar sërish në media gjatë kësaj jave.

Ndërkaq, Ademi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se për fotografinë me kallashnikov ai ka dhënë sqarime edhe para organeve të drejtësisë.

Ja postimi i tij:

Reagim

Një foto imja që vjedhurazi është marrë nga telefoni im sot u bë prap lajm. Për atë fotografi kam jap sqarime në organet e rendit.

Asnjë hap i ndërmarr nga prokuroria.
Sepse “arma” në foto është e padëmshme.

Nuk ka armë në botë që e shkatërron Kosovën më shumë se keqqeverisja e PDK-së, e cila do të përfundoj një herë e mirë me 6 tetor.
Qytetarët e kanë ndarë mendjen ta votojnë Levizjen dhe Albinin.

Kërkoj besimin e të gjithëve në mënyrë që t’i shktërrojmë armët më të dëmshme të drejtuara për shtetin tonë: korrupcionin, nepotizimin, krimin, praktika këto të PDK-së.

Thirrje të sinqert militantëve e strukturave të PDK-së, ta marrin me qetësi kalimin e sigurt në opozitë për dekadat e ardhëshme.
#qeveriaKurti
#erdhidita
#FidanAdemi97

P.s kërkoj falje për reagimin e vonë, por takimet e shumëta me qytetarë ma pamundësuan të reagoj më heret për këto propaganda të parëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.