SPORT

Ademi drejt largimit nga Dinamo Zagreb, pas tij tri klube ruse

Dinamo është i gatshme të lirojë kapitenin e saj, Arijan Ademin për 4 ose 5 milionë euro kompensim.

Arijan Ademi duket se do t’i jap lamtumirën Maksimirit, pas dhjetë vitesh të kaluara në klubin e Dinamos.

Janë ekipet ruse të kategorisë së parë nga Moska si CSKA, Spartak dhe Lokomotiva – që janë të interesuar për shqiptarin e Dinamos.

Dinamo raportohet se është e gatshëm të lëshojë mesfushorin e tyre me përvojë, por me kompensim të duhur.

Mësohet se “blutë” kërkojnë nga 4 deri në 5 milionë euro që nuk janë shumë problem për klubet ruse.