KULTURË

Adem Mikullovci fjalë prekëse për aktoren e madhe Leze Qena

Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktori i mirënjohur Adem Mikullovci, i ka dedikuar disa fjalë prekëse aktores së madhe tashmë të ndjerë, Leze Qena.

Mikullovci mëngjesin e së enjtes publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook, një status me disa reshta nga zemra dedikuar koleges së tij shumë të dashur.

Ai me plot emocion kujtoi takimin e fundit me të ndjerën, duke treguar se sa shumë kishin qeshur me faktin se si kishin mbetur dy Mohikanët e fundit.

Postimi i plotë:

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll”, (sic.), shkruan Adem Mikullovci.

E ndjera Leze Qena u nda nga jeta mëngjesin e datës 25 mars pas një sëmundje të shkurtër.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483