ROZË

Aferdita surprizohet nga bashkëshorti

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka shënuar tashmë një vit që nga martesa me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Çifti vazhdojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momentet e lumtura që kalojnë nën shoqërinë e tjetrit, duke treguar harmoninë e tyre në çift.

Dreshaj së fundmi ka hedhur në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si është befasuar nga bashkëshorti i saj me aeroplan privat.

B

Ata janë nisur drejt një destinacioni luksoz për të shijuar disa ditë të mira pushimi, teksa udhëtimi ka qenë edhe më komfor me aeroplanin e tyre privat.

A

Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon më së miri se çifti po shijojnë në mënyrën më të mirë të mundshme kohën pranë njëri-tjetrit.