Show Biz

Adelina Ismaili me projekt të ri së shpejti, këtë radhë vjen në bashkëpunim me Skerdin

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, është në përgatitje e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin Skerdi – gjë të cilën ajo e konfirmoi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Këngëtarja e emëruar me epitetin “diva e estradës shqiptare”, publikoi të premten një fotografi bashkë me Skerdin në Instagram dhe Facebook, transmeton Kosova.info.

“Së shpejti”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se tashmë dyshja i janë përveshur punës për projektin e përbashkët.

View this post on Instagram

Coming soon… @skerdiago

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Adelina ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti me projekte muzikore e koncerte, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ajo e nisi vitin me një baladë të titulluar “Sa 100 engjuj”, të cilën ia dedikoi djalit të saj të vogël, Uliksit.

Ndërkohë, ndër projektet më të spikatura mbetet bashkëpunimi “Qikat” me Rina Balajn, që u publikua muaj më parë dhe u pëlqye në masë të madhe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.