Show Biz

Arta Bajrami dhe Don Arbas publikojnë këngën e re “Halita”

Këngëtarët e njohur, Arta Bajrami dhe Don Arbas, janë rikthyer sërish me një bashkëpunim.

Ditë më parë ata bënë të ditur lansimin e projektit të ri, kurse gjatë ditës së sotme (e diel) e sollën në treg.

“Halita” mban titullin kënga e re, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Don Arbas.

Për tekstin e prodhimtarisë muzikore ka punuar Muma, derisa edhe pjesa vizuale ishte mjaft e përmbushur me skena unike.

Që të dy kanë shfrytëzuar rastin të publikojnë skena të këngës në rrjetin social Instagram, teksa morën komente pozitive.

Vlen të ceket se “Halita” u prit mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes, duke marrë menjëherë klikime në kanalin YouTube.