Show Biz

Action Bronson të martën arrin në Prishtinë

Reperi shqiptaro-amerikan, Action Bronson, nesër (e martë) arrin në Prishtinë .

Për t’iu bashkuar kështu emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit, si Dua Lipa dhe Martin Garrix në Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet me datat 10, 11 dhe 12 gusht në Prishtinë.

Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson, është reper shqiptaro-amerikan nga Queensi i New Yorkut.

Reperi ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i ‘The Untitled Action Bronson Show’ dhe ‘Fuck That’s Delicious’.

“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’.shkruan telegrafi.

Gjithashtu, është nominuar në revistën XXL për ‘mixtape’ më të mirë të vitit.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.