Kosova

Çeku: Aktgjykimi lirues ka qenë i pritur

Ish-kryeministri Agim Çeku, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë për të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët, ka qenë i pritur.

“Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur”, është shprehur Çeku pas seancës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”.