Kosova

Abrashi flet pas akuzave se doli në fushatë sa ishte me koronavirus

Veprimi i ministrit Abrashi është kritikuar, ndërkohë është kërkuar që ndaj tij të merren masa.

Nuk kanë dalur për fushatë.

Por këtë të shtune, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës u panë në sheshin e komunës së Podujevës.

Nga aty, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se erdhi për të takuar miqtë e tij.

Por kritika në adresë të tij u drejtuan një ditë më parë, pasi që u raportua se Abrashi kishte dalur në fushatë zgjedhore, ani pse do të duhej të qëndronte në izolim, pasi që më 18 nëntor kishte deklaruar se është pozitiv me virus.

Por ministri u deklarua për T7 në lidhje me këto akuza ndaj tij.

Ai thotë se njoftimin zyrtar nuk e bëri ditën e parë të testimit.

Abrashi po thotë se ka qëndruar në izolim për më shumë se 15 ditë.

Mirëpo ishte pikërisht data 10 nëntor, kur nga nga Autoriteti i Aviacionit Civil, njoftuan se ministri i insfrastrukturës, Arban Abrashi ishte për vizitë.

Aty do të shihte nga afër zbatimin e masave anti-covid.

Por të shtunën nga ky organ shtetëtor, thanë se kjo vizitë faktikisht ishte realizuar me 5 nëntor.

E karshi reagimeve, u kërkua edhe dorëheqja e Abrashit. Mirëpo këtij të fundit nuk po i shkon në mendje dicka e tillë.

E edhe qytetarët nuk po ndjehen të rrezikuar nga ai.

Efekt..

Por dikush po thotë që veprimi i Abrashit është vepër penale.

Nga Policia e Kosovës nuk i kanë kthyer përgjigjie televizionit në lidhje me këtë rast.