SPORT

Abraham e paralajmëron Southgatenin se nëse nuk e fton te Anglia do të luajë për Nigerinë

Tammy Abraham ka kërcënuar se do të luajë për kombëtaren e Nigerisë nëse Gareth Southgate nuk e fton përsëri te Anglia.

Sulmuesi i Chelseat mund të luajë për nigerianët shkaku që babi i tij është nga ai vend dhe që ka raporte të mira me presidentin e federatës Amaju Pinnick.

Abraham vendosi që të luanë për ‘Tre Luanët’ derisa kishte refuzuar Nigerinë në debutimin ndaj Gjermanisë në vitin 2017.Lexo po ashtu:

Mirëpo që nga ajo kohë kanë kaluar 22 muaj kur nuk ka bërë asnjë paraqitje për kombëtaren dhe madje nuk ishte ftuar për përballjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës.

Sulmuesi i talentuar thuhet se i ka thënë Southgateit që nëse nuk e fton për ndeshjen ndaj Republikës Çeke, atëherë do të shkojë te Nigeria. /Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.